Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth orës 01:10 drejt lokalit në pronësi të shtetasit Mondi Voga, në fshatin Krastë të Fushë-Krujës.
Policia bën me dije se si pasojë e të shtënave ka vetëm dëme materiale.
Voga ka qenë më herët shoferi i ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ai u arrestua në 2020 nga Policia Rrugore në Tiranë, pasi lëvizte me makinë të blinduar e fenelina policie.
Voga gjithashtu më 21 korrik të vitit 2018 u padit nga avokati Ilia Ilia si një ndër personat që e sulmuan para gjykatës së Durrësit.