Aktualitet

Pas urdhrit të Ramës për shkarkime, nisin lëvizjet në bashkitë e vendit

Shkruar nga Liberale.al

Pas urdhrit të Ramës për shkarkime, nisin lëvizjet në

Pas udhëzimit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe administratorëve në të gjitha njësitë administrative të bashkive, kanë nisur të shfaqen reagimet dhe vendimet e para në nivel lokal.

Në Malësi të Madhe, kryetari i bashkisë Tonin Marinaj ka qenë ndër të parët që ka zbatuar këtë udhëzim. Ai ka organizuar një drekë lamtumire me vartësit, ku ka komunikuar vendimin për largimin e dy nënkryetarëve dhe disa administratorëve, si pjesë e ndryshimeve që pritet të përfshijnë të gjithë vendin.

Ndërkohë, në Pukë dhe Fushë-Arrëz, ku bashkitë drejtohen nga kryetarë të djathtë, nuk është ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim. Dy kryebashkiakët demokratë kanë deklaruar se urdhri i Kryeministrit nuk është i detyrueshëm për ta, duke refuzuar shkarkimet.

Në Shkodër, ku situata mbetet ende e paqartë, drejtuesit lokalë janë duke zhvilluar një mbledhje të mbyllur. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ndryshime janë kryer te disa administratorë, por nuk ka ende një njoftim zyrtar për vendime të tjera.

Edhe në Bashkinë e Vaut të Dejës priten ndryshime. Kryebashkiaku Kristian Shkreli do të zhvillojë një mbledhje ditën e nesërme me të gjithë drejtuesit lokalë, ku pritet të përcaktohen hapat që do të ndërmerren në vijim.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH