Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit. Sipas policisë, dy adoleshentë 15-vjeçarë dhe një 30-vjeçar dyshohen se kanë kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.
Policia ka nisur hetimet për dy të miturit, ndërsa ka shpallur në kërkim të riun tjetër.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 15-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Po punohet për kapjen e 30-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme."- njofton Policia.