Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një fabrikë për prodhimin e cigareve në Librazhd. Sipas raportimeve të gazetares Klodiana Lala, fabrika ishte në pronësi të shtetasit me iniciale E.A.
Ndërkaq, vendimi për sekuestro ka ardhur në kuadër të një hetimi që po kryen Prokuroria e Posaçme.
Sekuestrimi është bërë në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme, e cila po verifikon aktivitetin e fabrikës dhe burimin e fondeve që qëndrojnë pas këtij investimi.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi natyrën e shkeljeve të dyshuara apo mbi masat e mëtejshme që pritet të merren në kuadër të këtij hetimi, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga ana e SPAK.