Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti bujqësor që drejtonte doli nga rruga në fshatin Viçisht të Bulqizës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, kur dyshohet se i moshuari humbi kontrollin e mjetit.
Ndonëse u dërgua në spital, fatkeqësisht ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit. I moshuari që ka humbur jetën është Rasim Lika.
Bulqizë/Informacion paraprak:
Rreth orës 13:30, në fshatin Viçisht, shtetasi R.L., 67 vjeç, duke drejtuar një automjet bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 67-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.