Policia e Fierit është vënë në kërkim një 30-vjeçari nga lagjja “Sheq u Madh” Fier pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.
Bashkë me 30 vjetarin , pjesëmarrës në marrëdhëniet seksuale me vajzën 13 vjeçe dyshohet se kane qenë edhe dy adoleshentë, të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Denoncimi është bërë në komisariatin e Fierit mëngjesin e së hënës nga prindërit e të miturës të cilët u thanë oficerëve se vajza nuk ishte kthyer në shtëpi që prej mbrëmjes së të dielës.
Të shqetësuar për fatin e vajzës, prindërit denoncouan zhdukjen e se bijës por kjo e fundit u kthye në banesë pak orë pas denoncimit.
Ndërkohë inspektorët e policisë që kishin nisur kërkimet për vajzën, vazhduan hetimin për rastin duke e dërguar të miturën për ekzaminim mjekësor.
Nga ekzaminimi rezultoi se vajza 13 vjeçe ishte abuzuar seksualisht. Ne prani të psikologut është marrë në pyetje e mitura, e cila tregoi se natën që mungoi në shtëpi, e kishte kaluar me disa miq.
Ajo tregoi identitetin e 30-vjeçarit dhe dy 15-vjecarëve për të cilët nisi kërkimi policor.
Por 30-vjecari, ndërkohe ishte larguar nga vendbanimi dhe policia është ende në kërkim të tij. Dy adoleshentët janë marrë në pyetje në prani të psikologut. Ata po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.