Aktualitet

EMRI/ Tentoi t’i ikte policisë me “Audi Q5”, kapet 59-vjeçari i shumëkërkuar në “Tiranë–Elbasan”, i dënuar me 18 vite burg në Itali

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Tentoi t’i ikte policisë me “Audi Q5”, kapet

Policia ka arrestuar sot kreun e një organizate kriminale ndërkombëtare, të dënuar me 18 vite burg. Mësohet se është vënë në pranga 59-vjeçari Ilir Kociaj (Koçiaj), i cili konsiderohet person  me rrezikshmëri shoqërore.

Sipas uniformave blu, ai tentoi t’i ikte policisë me një automjet tip “Audi Q5” në autostradën “Tiranë–Elbasan”, por u vendos në pranga.

Shtetasi Ilir Kociaj alias Koçiaj raportohet se ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hierarkia”.

Kapet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare, shtetas me rrezikshmëri shoqërore, i dënuar me 18 vjet burgim.

59-vjeçari tentoi t’iu ikte shërbimeve të Policisë, me një automjet tip “Audi Q5” që u sekuestrua nga Policia.

Si rezultat i një pune të mirorganziuar informative dhe operacionale, shërbimet e Seksionit të Kërkimit të Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkime, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin “Hierarkia”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi:

-Ilir Kociaj (Koçiaj), 59 vjeç.

59-vjeçari, u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën “Tiranë–Elbasan”.

Shtetasi Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

59-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH