Aktualitet

Reshjet e shiut shpëtojnë parqet kombëtare nga zjarret aktive prej ditësh

Shkruar nga Liberale

Reshjet e shiut shpëtojnë parqet kombëtare nga zjarret aktive

Reshjet e shiut që nisën mbrëmjen e djeshme kanë bërë që të fiken të gjitha vatrat aktive të zjarreve në Qarkun Dibër, përfshirë pyjet e Parkut Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”, malin e Allushit në Klos, malin e Lepurit në Bulqizë dhe fshatin Sinë në Arras.

Ndërkohë, pas fikjes së flakëve, autoritetet do të vlerësojnë dëmet e mëdha ekonomike, pasi masivet pyjore me pishë të zezë dhe ahu janë dëmtuar rëndë, si dhe fauna lokale është prekur me qindra gjallesa të djegura. Policia vijon hetimet për zjarrvënësit në Plan i Bardhë të Klosit dhe Lurë të Dibrës.

Kështu, pas pesë ditësh luftë me flakët në Parkun Kombëtar të Prespës, në territorin e Bashkisë Pustec, zjarri është neutralizuar plotësisht, me vatrat e tjera në juglindje gjithashtu të shuar.

Mbi 100 forca zjarrfikëse, ushtrisë dhe Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura kanë punuar intensivisht në terren për të ndalur përhapjen dhe mbrojtur zonat me vlerë natyrore. Monitorimi vazhdon për të parandaluar rishfaqjen e flakëve.

Prefektura e Qarkut Korçë ka falënderuar përkushtimin e të gjithë angazhuarve dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në situata emergjence.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH