Aktualitet

FSK gjen trupin e pajetë të 33-vjeçarit të zhdukur në liqenin e Ujmanit

Shkruar nga Liberale.al

FSK gjen trupin e pajetë të 33-vjeçarit të zhdukur në

Pas një kërkese nga Qendra e Situatave e Qeverisë së Kosovës, dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ndërmarrë një operacion humanitar për kërkimin e një personi të zhdukur në liqenin e Ujmanit.

Komandanti i FSK-së ka urdhëruar menjëherë ekipet e kërkim-shpëtimit në ujëra që të nisin operacionin. Ekipet janë angazhuar me përkushtim dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe KFOR-in.

Pas disa orësh kërkimi intensiv dhe profesional, është gjetur trupi i pajetë i viktimës në zonën e liqenit. Trupi i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejshme ligjore.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH