Aktualitet

Aksident i RËNDË në aksin rrugor Fier-Berat/ Makinat përfundojnë në kanal, plagosen dy persona

Shkruar nga Liberale

Aksident i RËNDË në aksin rrugor Fier-Berat/ Makinat

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier–Berat, pranë zonës së Zharrëzës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanalin anës rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në segmentin përkatës është pjesërisht i vështirësuar.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH