Aktualitet

Shiu shpëtoi parqet kombëtare/ Ministri i Mbrojtjes: Kemi nisur procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës

Shkruar nga Liberale

Shiu shpëtoi parqet kombëtare/ Ministri i Mbrojtjes: Kemi nisur

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, foli për situatën e zjarreve në vend gjatë një interviste për Euronews Albania, ku për herë të parë bëri me dije se Shqipëria ka përfunduar procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës.

Ai u shpreh se fondet për avionët zjarrfikës janë alokuar dhe se aktualisht pritet prodhimi i tyre si dhe trajnimi i pilotëve.

“Përgjigja ime është se këtë vit janë angazhuar pesë helikopterë për fikjen e zjarreve, një numër i paprecedent deri më tani. Ky element do të përforcohet, pasi kemi alokuar fonde dhe kemi përfunduar procesin për blerjen e dy avionëve zjarrfikës. Buxheti është i siguruar dhe procedurat për blerjen e tyre janë realizuar. Prodhimi dhe ardhja e avionëve në vendin tonë kërkon kohë të arsyeshme, pasi duhet të prodhohen dhe të dislokohen. Ndërkohë, po trajnojmë pilotët, pasi që prej vitit 2007 Shqipëria nuk ka pasur pilotë avionësh. Pra, qeveria e ka parashikuar këtë dhe po investon për të pasur mjete ajrore shtesë, duke forcuar edhe flotën e helikopterëve,” tha ministri Pirro Vengu.

Ai shtoi se po rinovohet flota e mjeteve zjarrfikëse në të gjithë vendin, falë edhe themelimit të kompanisë shtetërore të prodhimit ushtarak, e cila do të ketë mundësi të prodhojë edhe mjete emergjence civile.

“Kjo do të ndihmojë në stabilizimin e situatës, si nga toka, ashtu edhe nga ajri”, u shpreh ministri. 

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH