Aktualitet

Tensione në Theth, familjarët futen në banesë për të ndaluar prishjen nga IKMT

Shkruar nga Liberale.al

Tensione në Theth, familjarët futen në banesë për

Vijojnë tensionet në zonën e Thethit, ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po kryen aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Sipas burimeve nga terreni, disa banorë janë futur në një nga banesat që është planifikuar për t’u shembur, duke kundërshtuar aksionin e IKMT-së dhe duke u përpjekur të ndalojnë fadromat që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Pronarët e objektit pretendojnë se çështja është ende në shqyrtim gjyqësor dhe kërkojnë që të pritet vendimi i gjykatës, i cili pritet të jepet brenda pesë ditëve të ardhshme.

Liberale Newsroom

A është ministrja “Diella” antikushtetuese!

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
SHQIPENGLISH