Drejtoria e Policisë Rrugore ka zhvilluar gjatë javës së fundit një seri kontrollesh intensive në akset nacionale, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Në këtë operacion janë përdorur 2 dronë dhe 3 radarë të teknologjisë së avancuar Poliscan, që monitorojnë në kohë reale shkeljet e rrezikshme në trafik.
Kontrollet janë përqendruar në sjellje të cilat përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për jetën në rrugë, përfshirë:
Tejkalimin e shpejtësisë së lejuar
Parakalimet e rrezikshme
Përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit
Mosvendosjen e rripit të sigurimit
Drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit
Rezultatet e kontrolleve për periudhën 7-13 Korrik 2025:
Të gjitha masat janë marrë në përputhje me parashikimet e Kodit Rrugor, me qëllim uljen e numrit të aksidenteve dhe rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të mjeteve.
Policia Rrugore thekson se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjithë vendin, duke përdorur mjetet më moderne të monitorimit, në funksion të mbrojtjes së jetës së qytetarëve në rrugë.