Aktualitet

Cërrik, zjarri masiv rrezikon banesa, biznese dhe toka

Shkruar nga Liberale

Cërrik, zjarri masiv rrezikon banesa, biznese dhe toka

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer pasditen e kësaj të diele në periferi të qytetit të Cërrikut, duke shkaktuar pasoja të rënda në mjedis dhe duke rrezikuar seriozisht dhjetëra hektarë me ullishta, vreshta, masive me shkurre, por edhe jetën e banorëve si edhe bizneset  lokale.

Vatra e zjarrit është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe që nis pranë zonës së ish-uzinës së rafinerisë së naftës dhe është afruar në mënyrë të rrezikshme drejt zonave të banuara dhe qendrave të aktivitetit ekonomik.

Era e fortë dhe mbizotërimi i temperaturave  të larta edhe në orët e vona të kësaj të diele kanë ndihmuar në përhapjen agresive të flakëve, duke e bërë situatën të vështirë.

Me dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës janë angazhuar në përpjekjet për izolimin e flakëve, të mbështetur nga një numër i konsiderueshëm mjetesh zjarrfikëse. Përveç forcave të zjarrfikëses së Bashkisë Cërrik, në ndihmë janë angazhuar edhe ekipet zjarrfikëse nga bashkitë fqinje të Peqinit, Elbasanit dhe Belshit, duke krijuar një bashkëpunim të koordinuar në terren për të përballuar emergjencën.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH