Aktualitet

Aksident në aksin Laç–Mamurras, 37-vjeçarja niset për te Trauma

Shkruar nga Liberale.al

Aksident në aksin Laç–Mamurras, 37-vjeçarja niset

Policia e Lezhës ka proceduar një 37-vjeçare, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në  rrugën dytësore Laç-Mamurras.

Drejtuesja e automjetit ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

⁠” ⁠S. B., 37 vjeçe, banuese në Mamurras, Kurbin, e cila në rrugën dytësore Laç-Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti doli nga rruga. 37-vjeçarja ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH