Aktualitet

Korçë/ Arrestohet një 40-vjeçar për transport të paligjshëm emigrantësh

Shkruar nga Liberale.al

Korçë/ Arrestohet një 40-vjeçar për transport

Policia e Korçës ka vënë në pranga shtetasin Besmir Mollanji, 40 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Arrestimi u bë në afërsi të fshatit Boboshticë, ku Mollanji po drejtonte një automjet tip “Nissan” me të cilin po transportonte disa emigrantë nga Egjipti. Sipas policisë, ai u kishte premtuar kalimin drejt Italisë, në këmbim të një pagese prej 600 eurosh për person.

Për të shmangur dyshimet dhe kontrollin e policisë, Mollanji kishte marrë nga një emigrant për çdo rrugë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. M., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Ky shtetas u kap në afërsi të fshatit Boboshticë, duke drejtuar automjetin tip "Nissan", i cili  po transportonte kundrejt fitimit prej 600 eurosh për person  emigrantë nga Egjipti, duke u premtuar kalimin dhe transportin drejt destinacionit final, që ishte shteti Italian.

40 vjeçari për të mos krijuar dyshime me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë merrte në automjet nga një emigrant për çdo rrugë

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH