Policia Kufitare në Pogradec ka ndaluar një mjet lundrues tip “Jet ski” që po lëvizte me shpejtësi dhe bënte manovra të rrezikshme pranë pushuesve në liqen. Mjeti po drejtohej nga dy të mitur, ndërsa pronar ishte babai i tyre, shtetasi A. B.
????♂️ Policia ka vendosur ndaj tij:
100,000 lekë gjobë për shkelje të ligjit për mjetet lundruese;
10,000 lekë gjobë për shkelje të ligjit për turizmin detar.
???? Policia Kufitare u kujton të gjithë përdoruesve të mjeteve ujore që:
Të respektojnë perimetrin e sigurisë për pushuesit;
Të përdorin mjetet lundruese vetëm në zonat e lejuara;
Të ndjekin rregullat për përdorimin e këtyre mjeteve.
Nëse shikoni raste të rrezikshme apo shkelje, telefononi në numrin 112. Reagimi do të jetë i menjëhershëm!