Aktualitet

Zjarret në Bashkinë Finiq/ Ndërhyjnë helikopterë dhe hidroplan për të shuar flakët

Shkruar nga Liberale.al

Zjarret në Bashkinë Finiq/ Ndërhyjnë helikopterë dhe

Zjarret që kanë përfshirë zonën e Bashkisë Finiq vijojnë të jenë aktive, ndërsa një hidroplan i specializuar dhe disa helikopterë zjarrfikës po punojnë pa pushim për të ndihmuar në shuarjen e tyre. Mjetet ajrore po kryejnë hedhje të vazhdueshme uji mbi vatrat e zjarrit, duke u përqendruar kryesisht te mbrojtja e zonave të banuara dhe pyjeve.

Vatrat më problematike ndodhen nga fshati Krongj deri në Dhrovjan. Aty janë angazhuar forcat zjarrfikëse, policia dhe emergjencat civile, të cilat po veprojnë në mënyrë të koordinuar për izolimin e flakëve.

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur mëngjesin e sotëm pranë fshatit Krane, dhe autoritetet janë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë në kohë.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re zjarri.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH