Aktualitet

Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, arrestohet 45-vjeçari që shkaktoi ngjarjen

Shkruar nga Liberale.al

Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, arrestohet 45-vjeçari

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 45-vjeçar të identifikuar si M.A., i dyshuar si shkaktari i aksidentit të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në zonën e njohur si “Qafa e Koshovicës”, ku mbetën të plagosur katër persona.

Fillimisht u raportua se aksidenti ndodhi pasi drejtuesi i një automjeti tip “Benz” humbi kontrollin dhe u përplas me një pishë, çka solli shpërthimin e mjetit në flakë. Fatmirësisht, efektivi i policisë Klajdi Mustaj ndërhyri menjëherë, duke u futur mes flakëve dhe shpëtuar katër të plagosurit, duke u cilësuar si hero.

Pas hetimeve të kryera nga specialistët e qarkullimit rrugor, u zbulua se shkak i aksidentit nuk ishte humbja e kontrollit, por veprimet e 45-vjeçarit M.A., banues në Itali, i cili i kishte prerë rrugën automjetit tjetër, duke e detyruar shoferin të kryente manovra të rrezikshme që përfunduan në përplasje.

Policia njoftoi se pas përfundimit të veprimeve procedurale, M.A. u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH