Showbiz

Jonida Vokshi rrëfen dhimbjen për humbjen e babait: Ende nuk jam pajtuar me faktin…

Shkruar nga Liberale.al

Jonida Vokshi rrëfen dhimbjen për humbjen e babait: Ende nuk jam

Aktorja dhe moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Jonida Vokshi, ka prekur zemrat e ndjekësve me një rrëfim të sinqertë dhe emocional mbi një nga momentet më të vështira të jetës së saj – humbjen e të atit.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, një prej tyre i shkruan: “Si e përjetove humbjen e babait? Unë e humba dy muaj pas teje dhe jam shumë keq”. Jonida nuk ngurroi të përgjigjej me ndjeshmëri, duke e ndarë dhimbjen me të gjithë ata që po kalojnë të njëjtën plagë.

“Ende nuk jam pajtuar me faktin, ende nuk jam vërtetë koshiente. Ka momente që e ndjej që ka ndodhur vërtet dhe ato janë momentet më të vështira”, shprehet Jonida, duke treguar se edhe për të, përballja me humbjen është një proces i gjatë e i vështirë.

Ajo rrëfen se kujtimet për babanë janë mënyra e saj për të mbajtur gjallë lidhjen shpirtërore me të. “Vazhdoj jetoj me të, tregoj historitë e tij kudo”, thotë Jonida me mall e krenari.

Më tej, Jonida ndau me ndjekësit një mesazh të fortë mbi përballjen me dhimbjen dhe përpjekjen për ta kthyer atë në forcë.

“Është proces, më i vështiri në botë, por jetësor. Dhemb por të jep forcë të luftosh që ai të jetë krenar për ty, prej nga kudo të sheh e të ruan”.

Rrëfimi i saj është një dëshmi e lidhjes së fortë familjare dhe e mënyrës si një person publik zgjedh të ndajë anën më të brishtë të vetes me ndjekësit, duke u kthyer në një zë empatie për të gjithë ata që vuajnë humbje të ngjashme

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH