Globi

Pas Francës, edhe Australia do të njohë së shpejti shtetin e Palestinës/ Izraeli e quan akt që "shpërblen terrorizmin"!

Shkruar nga Liberale
Pas Francës, edhe Australia do të njohë së shpejti shtetin e

Australia do të njohë zyrtarisht shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Kështu ka njoftuar kryeministri Anthony Albanese, duke ndjekur hapat e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë.

Albanese tha se vendimi u mor pasi Autoriteti Palestinez (AP) dha garanci për çarmatim, mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vijimin e njohjes së të drejtës së Izraelit për të ekzistuar.

“Zgjidhja me dy shtete është shpresa më e madhe e njerëzimit për t’i dhënë fund ciklit të dhunës në Lindjen e Mesme dhe për të ndalur konfliktin, vuajtjet dhe urinë në Gaza”, deklaroi ai të hënën.

Izraeli e ka cilësuar njohjen e shtetit palestinez si një akt që “shpërblen terrorizmin”. Që nga e shtuna, pesë persona kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në Gaza, duke e çuar numrin total të viktimave nga kjo shkak në 217, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Në total, mbi 61 mijë njerëz janë vrarë nga ofensiva izraelite që nisi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, ku u vranë rreth 1.200 persona dhe u morën peng 251 të tjerë.

Kryeministri australian tha se ka marrë zotimin e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, se Hamasi nuk do të ketë rol në një shtet të ardhshëm palestinez. Vendimi erdhi pas konsultimeve me liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Zelandës së Re dhe Japonisë gjatë dy javëve të fundit.

Të dielën, dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një marshim pro-palestinez mbi Urën e Portit të Sidneit, një ditë pasi gjykata lejoi zhvillimin e protestës.

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se nuk do ta ndjekin këtë hap, duke argumentuar se njohja e shtetit palestinez do të shpërblente Hamasin dhe se mungon një qeveri funksionale.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti vendimin e disa vendeve, përfshirë Australinë, “të turpshëm” dhe e krahasoi me një reagim të mundshëm të Australisë nëse një sulm i ngjashëm do të ndodhte pranë Melburnit apo Sidneit.

Aktualisht, Palestina njihet nga 147 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së. Në Kombet e Bashkuara, ajo ka statusin e “shtetit vëzhgues të përhershëm”, që i lejon pjesëmarrje, por jo të drejtë vote.

 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH