Showbiz

Dukagjin Lipa reagon pas fotos së Duas me cigare: Është e rritur, ka të drejtë për zgjedhjet e saj

Shkruar nga Liberale.al

Dukagjin Lipa reagon pas fotos së Duas me cigare: Është e rritur,

Pas përhapjes së një fotografie ku këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, shihej duke tymosur cigare gjatë pushimeve të saj, babai i saj, Dukagjin Lipa, ka reaguar për herë të parë. Në një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, ai ka sqaruar situatën dhe ka folur hapur për zakonet e vajzës së tij.

“Dua nuk e pi cigaren para koncertit. As alkool nuk pi, as cigare nuk pi. Kur jemi në turne nuk pi. Kur është në pushim, pi,” – u shpreh ai, duke nënvizuar se këto janë zgjedhje personale që nuk ndikojnë në performancat apo profesionalizmin e saj në skenë.

Dukagjini theksoi se Dua është një artiste e rritur dhe e pavarur, dhe se ajo ka të drejtë të vendosë për jetën e saj personale, pa paragjykime kulturore apo sociale.

“Nuk e besoj që në shekullin 21-të ka rëndësi nëse je shqiptar apo amerikan. Nëse vajza jote i ka 29-30 vjet, çfarë të drejte ke t’i thuash ‘pi’ ose ‘mos pi’,” – tha ai.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH