Showbiz

“Nja 2-3 shpulla” – Tre të ndaluar pas rrahjes së Shpat Kasapit në dasmë. Çfarë deklaronte këngëtari vite më parë për dhunën?

Shkruar nga Liberale

“Nja 2-3 shpulla” – Tre të ndaluar pas rrahjes së

Ajo që nisi si një mbrëmje festive në një dasmë familjare në një restaurant në Shkabaj, përfundoi në një incident të dhunshëm, ku u përfshi këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Vonesa në dasmë dhe më tepër se kaq fakti që ai ishte i alkoolizuar besojet se çuan në përplasjen fizike mes këngëtarit dhe organizatorëve të dasmës ku u përfshi edhe dhëndri.

Kasapi dhe një vëllai i tij, Albin Kasapi, janë sulmuar fizikisht nga tre persona – Feim Kicaj (rreth 62 vjeç), Bledar Kicaj (36) dhe Blerim Kicaj (29). Ngjarja ndodhi në aksin Prishtinë–Mitrovicë dhe shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik.

Nga përplasja, njëri prej të sulmuarve ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Policia ndërhyri dhe shoqëroi të dyshuarit dhe viktimat në polici.

Me vendim të prokurorit, Feim Kicaj është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Autoritetet kanë hapur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të incidentit.

Këngëtari Shpat Kasapi gjatë një interviste të dhënë vite më parë kishte bërë një deklarim ku pranoi se ishte i dhënë pas sherrit fizik.
Ai ishte shprehur se në moshën 25-26 vjeçare ka qenë një person i dhunshëm.
I pyetur nga prezantuesja e emisionit ai kishte pranuar se ka qëlluar ish-të dashurën e tij pasi e kishte kuptuar se ajo e tradhtonte. Kujtojmë se Shpat Kasapi u përfol për një divorc pak ditë më parë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH