Aktualitet

IKMT shemb me TRITOL ndërtesën trekatëshe në Radhimë, objekti buzë detit rezultonte pa leje

Shkruar nga Liberale
IKMT shemb me TRITOL ndërtesën trekatëshe në Radhimë,

Mëngjesin e sotëm, IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar objektin trekatësh në zonën e Radhimës, i cili rezultonte se ishte ndërtuar pa leje.

Prej më shumë se 4 javësh, në mbarë vendin ka nisur aksioni për objektet e ndërtuara në kundërshtim me ligjin. IKMT në vijim të punës së saj, ndërhyri pak ditë më parë në një objekt tre katësh në zonën e Radhimës, i cili u shemb me tritol.

Për demolimin e këtij objekti janë hapur 410 furnela, janë shtrirë 1,100 metra linearë fitil detonant dhe është planifikuar vendosja e 32 kilogramëve lëndë plasëse.

Ndërkohë që për mbarëvajtjen e procesit në kulmin e sezonit turistik, shpërthimi u krye në orët e para të mëngjesit ku në aksin Vlorë-Orikum qarkullimi u ndërpre, si dhe furnizimi me energji elektrike u ndërpre 15 minuta përpara shpërthimit.

Sipas IKMT, ky objekt buzë detit rezulton pa lejen përkatëse.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH