Showbiz

DETAJE- Nusja dyshohet se u sulmua nga Shpat Kasapi, më pas këngëtari u rrah nga dhëndri dhe të afërmit e tij

Shkruar nga Liberale

DETAJE- Nusja dyshohet se u sulmua nga Shpat Kasapi, më pas

Në rrahjen që ka ndodhur në “Grand Event” në Shkabaj të Kosovës, ku i përfshirë ka qenë këngëtari Shpat Kasapi dhe vëllai i tij, të cilët sipas burimeve janë vonuar në dasmë, përveç tyre, mësohet se në këtë ngjarje ka marrë lëndime edhe nusja.
E gjithnjë ngjarja sipas burimeve, thuhet se ndodhi pikërisht ngaqë këngëtari Shpat Kasapi ka lënduar pas debatit nusen në dasmen e saj.
Nusja i ka kërkuar llogari me tone të forta dhe Shpat Kasapi në debat e sipër mësohet se e ka goditur dhe këtu ka nisur sherri.
Raportohet se Shpati është vonuar rreth dy orë, madje në dasëm kishte shkuar i dehur.

Në këtë ngjarje, këngëtarin Shpat Kasapi dhe vëllain e tij më të madh e kanë rrahur tre persona, njëri prej tij tashmë është ndaluar, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregull. Mes personave të ndaluar ishte edhe dhëndri.

“Shpat Kasapi dhe një familjar i tij, Albin Kasapi, janë sulmuar fizikisht nga tre persona – Feim Kicaj (rreth 62 vjeç), Bledar Kicaj (36) dhe Blerim Kicaj (29),” raportoi mediat në Kosovë, ku besohet se janë dhëndri, vëllai dhe babai i tyre. Ngjarja zgjoi reagime të shumta në opinionin publik.

Nga përplasja, njëri prej të sulmuarve ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Policia ndërhyri dhe shoqëroi të dyshuarit dhe viktimat në stacionin policor për intervist

Shpat Kasapi pati deklaruar kohë më parë se e kishte qëlluar të dashurën e tij me dy-tri shuplaka për shkak të mosmarrëveshjeve, çka tregon deri diku temperamentin e tij. Kohët e fundit Shpat Kasapi është përfolur për një divorc çka besohet se mund të jetë një faktor tjetër që ka ndikuar për t’i dalë situata jashtë kontrollit.

Hetimet e rastit po vazhdojnë nga organet kompetente.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH