Në puntatën e fundit të emisionit “She’s On Top”, e ftuar speciale ishte Loredana Brati, ish-banore e Big Brother VIP Albania. Ajo u komentua gjerësisht për raportin e saj me këngëtarin Joz Marku, me të cilin ka pasur një lidhje gjatë spektaklit.
Në fillim të emisionit, moderatori Visjan Ukcenaj solli pak humor në studio, duke përmendur faktin se një nga vajzat pjesëmarrëse në këtë sezon i kishte shkruar një poezi Jozit. Vajza në fjalë reagoi menjëherë duke sqaruar se ata nuk ndiqen në rrjetet sociale dhe se poezia ishte thjesht miqësore.
Loredana reagoi me qetësi dhe maturi, duke treguar se nuk kishte asnjë shqetësim për këtë situatë. Ajo madje dha edhe një mesazh për vajzën:
“Shpirt, mua ai ma shkruajti, kaq ka rëndësi. Mos bëj për një mashkull, por më mirë të jetë mashkulli ai që bën për ty.”