Aktualitet

Detaje të reja nga tentativa për vetëvrasje në Vlorë: Dyshohet se shkaktar ka qenë babai

Shkruar nga Liberale.al

Detaje të reja nga tentativa për vetëvrasje në Vlorë:

Një 17-vjeçare ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës, pasi tentoi t’i jepte fund jetës me një plumb në kokë. Policia ende nuk ka gjetur armën e zjarrit, pasi familjarët dyshohet se e kanë fshehur së bashku me gëzhojën dhe kanë pastruar vendin e ngjarjes.

I ati i vajzës, një person me precedentë penalë, është shoqëruar nga policia, pasi ka refuzuar të bashkëpunojë dhe ndaj tij janë marrë faktorët biologjikë për të hetuar nëse ka lidhje direkte me armën. Dyshohet se një debat i ashpër mes tij dhe vajzës, për shkak të stilit të jetesës së saj, mund ta ketë shtyrë vajzën drejt aktit ekstrem.

E mitura është rritur nga gjyshërit dhe aktualisht po mbahet nën kujdesin e tyre në spital. Hetimet janë në vijim.

Liberale Newsroom

Kabineti ‘RAMA 4’ duhet të ketë ministra:

  • 1. Politikë!
  • 2. Teknikë!
SHQIPENGLISH