Aktualitet

Dorëheqje masive në Bashkinë e Librazhdit pas udhëzimit të Ramës, ikin nënkryetarët, administratorët dhe drejtorët me mbi 2 vite në detyrë

Shkruar nga Liberale.al

Dorëheqje masive në Bashkinë e Librazhdit pas udhëzimit

Pas disa orësh diskutimesh që zgjatën deri në orën 17:30 të së hënës, Bashkia e Librazhdit ka zbatuar urdhrin e Kryeministrit Edi Rama për ristrukturimin e administratës vendore, duke sjellë dorëheqje në bllok të një pjese të drejtuesve lokalë.

Në përfundim të mbledhjes së zhvilluar me strukturat vendore, kanë dhënë dorëheqjen nënkryetarët e bashkisë, administratorët e njësive administrative, si dhe të gjithë drejtorët që kishin më shumë se dy vite në detyrë.

Ky hap vjen si pjesë e një nisme të gjerë të ndërmarrë nga Kryeministri Rama, e cila synon të sjellë frymë të re në drejtimin lokal, duke rritur efikasitetin dhe përgjegjshmërinë në administratën publike në të gjitha bashkitë e vendit.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, dorëheqje masive janë raportuar edhe në bashkinë e Elbasanit, ndërsa ende nuk ka njoftime zyrtare për zhvillime të ngjashme nga bashkitë Prrenjas, Gramsh, Cërrik, Belsh dhe Peqin.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH