Aktualitet

Rama paralajmëron: Luftë kundër mosfaturimit të produkteve ushqimore, rrezik për shëndetin e qytetarëve

Shkruar nga Liberale.al

Rama paralajmëron: Luftë kundër mosfaturimit të produkteve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar së fundmi në rrjetin social Facebook, lidhur me aksionin e ndërmarrë nga Administrata Tatimore për të goditur rastet e mosfaturimit të produkteve ushqimore në treg.

Në fokus të këtij aksioni janë veçanërisht produktet e ndjeshme si qumështi, mishi dhe bulmeti i freskët produkte të cilat, sipas Kryeministrit, përveçse futen në treg në mënyrë të paligjshme, përbëjnë edhe një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve.

“Mosfaturimi për qumështin, mishin dhe bulmetin e freskët kërcënon shëndetin e konsumatorëve, përveçse cënon rendin ligjor si çdo mosfaturim tjetër,” u shpreh Rama në postimin e tij.

Kryeministri tha se strukturat shtetërore janë angazhuar maksimalisht për të kontrolluar tregun dhe për të sekuestruar çdo produkt që shitet pa faturë. Ai theksoi se kjo është pjesë e luftës së vazhdueshme kundër informalitetit dhe mbrojtjes së sigurisë ushqimore.

“Askush nuk ka të drejtë të rrezikojë shëndetin e qytetarëve për të fituar padrejtësisht,” theksoi Kryeministri, duke paralajmëruar masa të rrepta për ata që nuk respektojnë ligjin.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH