Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar/ Policia kufitare e Rinasit arreston shtetasin belg, pritet të ekstradohet drejt Maltës

Shkruar nga Liberale

Në kërkim ndërkombëtar/ Policia kufitare e Rinasit arreston

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me partnerët europianë kanë vënë në pranga një shtetas belg i cili ishte shpallur në kërkim ndërkomëtar.

20-vjeçari, banues në Belgjikë, një person me rrezikshmëri të lartë, ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Magjistratëve Maltë për disa akuza.

Ndërsa në ditët në vijim pritet të bëhet ekstradimi i këtij shtetasi drejt Maltës. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Rinas

Vijon bashkëpunimi i pandërprerë ndërmjet Policisë Kufitare, ZQK Interpol Tiranës dhe partnerëve europianë.

Si rezultat, një tjetër person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u vu në pranga nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, një shtetas belg, i kërkuar ndërkombëtarisht, për disa vepra penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të shtuara me pajisjet bashkëkohore dedektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasin belg të kërkuar ndërkombëtarisht, A. K., 20 vjeç, banues në Belgjikë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Malta, pasi Gjykata e Magjistratëve Maltë ka nxjerrë urdhër arresti për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Komploti për kryerjen e një vepre penale”, “Vjedhja”, “Posedimi ,shpërndarje ose prodhimi i materialeve pornografike që përfshijnë të mitur” dhe “Mosrespektimi i kushteve të vendosura nga Gjykata për lirimin me kusht”, parashikuar nga legjislacioni penal i Maltës.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Maltës.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH