Aktualitet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta mësuesja e parë e Librazhdit, Rabie Xhani

Shkruar nga Liberale

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta mësuesja e parë e Librazhdit, Rabie

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare Rabie Isuf Xhani, mësuesja e parë e fshatit Gizavesh në rrethin  e Librazhdit dhe një ndër gratë e para e cila sfidoi realitetin e kohës për t’u bërë përçuese e dijes në zonat rurale.

E lindur më 16 prill 1941 në Librazhd-Katund, Rabia përfundoi arsimin 7-vjeçar në qytetin e Librazhdit, duke bërë çdo ditë mbi dy orë rrugë më këmbë.

Në vitin 1959 u martua me Hyqmet Xhanin dhe u vendos në fshatin Gizavesh, ku përkushtimi i saj për arsimimin nuk u ndal.

Ajo përfundoi me sukses Shkollën Pedagogjike në Elbasan dhe në vitin 1961 nisi punën si mësuese në shkollën e fshatit, duke hyrë në histori si e para grua mësuese vendase në Gizavesh dhe një nga të parat në gjithë rrethin.

Për 30 vite me radhë, Rabia Xhani qëndroi në misionin e saj me përulësi dhe pasion, duke edukuar me dhjetëra breza që sot mbajnë me krenari kujtimin e saj si një mësuese shembullore, humane dhe e përkushtuar në misionin fisnik.

Ajo doli në pension në vitin 1991, por mbeti për dekada një figurë tepër e respektuar në gjithë rrethin. 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH