Ylli botëror i muzikës dhe modës, Rihanna, ka mahnitur publikun dhe mediat me një paraqitje të jashtëzakonshme në tapetin e kuq të premierës së filmit të animuar “Smurfs”, ku ka konfirmuar shtatzëninë e saj të tretë.
E shoqëruar nga dy djemtë e saj të vegjël, RZA dhe Riot Rose, Rihanna u shfaq rrezatuese dhe e qetë, në një moment të rrallë dhe shumë personal. Kjo ishte hera e parë që këngëtarja shfaqej në një ngjarje të madhe publike me fëmijët, duke bërë debutimin zyrtar të familjes së saj në tapetin e kuq.
Veshja e saj, si gjithmonë, ishte në qendër të vëmendjes, duke kombinuar elegancën me stilin unik që e ka karakterizuar gjatë gjithë karrierës.
Rihanna ka dhënë zërin për një nga personazhet kryesore në filmin “Smurfs”, që pritet të jetë një hit në kinematë ndërkombëtare. Angazhimi i saj në këtë projekt shënon rikthimin e saj në botën e artit dhe kinemasë pas një pauze të shkurtër për t'iu përkushtuar familjes.