Sport

PSG në bisedime për rinovimin me Donnarumman, gardiani italian mbetet pjesë e projektit të së ardhmes

Shkruar nga Liberale.al

PSG në bisedime për rinovimin me Donnarumman, gardiani italian mbetet

Së fundmi është përfolur gjithnjë e më shumë për një largim të mundshëm të Gianluigi Donnarummas nga Paris Saint-Germain, por duket se klubi francez nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë portierin e tyre titullar.

Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, PSG ka nisur negociatat me agjentët e Donnarummas për një kontratë të re. Palët janë në diskutime dhe sinjalet janë pozitive, pasi lojtari konsiderohet si një element kyç në projektin afatgjatë të klubit.

Gjigandi italian, i cili iu bashkua PSG-së në vitin 2021 pas largimit nga Milani, ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2026. Megjithatë, drejtuesit e klubit dëshirojnë ta zgjatin marrëveshjen, duke i dhënë siguri për të ardhmen dhe duke shmangur çdo tentativë nga klubet e tjera për ta transferuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH