Babai i yllit botëror të muzikës, Rihanna, Ronald Fenty, është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare. Siç raportojnë mediat e huaja, ai ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të shtune në Los Angeles.
Ende nuk dihet zyrtarisht shkaku i vdekjes së tij, ndërsa më herët aludohej se ai vuante nga një sëmundje. Page Six ka publikuar edhe disa foto, ku shton se familjarët e Rihanna-s janë mbledhur në Kaliforni për ceremoninë mortore.
Këngëtarja e famshme nuk ka reaguar ende sa i takon lajmit të hidhur, i cili vjen në një moment delikat për të. Ajo po pret fëmijën e saj të tretë me reperin A$AP Rocky.
Siç raportohet, marrëdhënia e saj me të atin ka qenë e tensionuar vitet e fundit. Kjo pasi Ronald Fenty kishte probleme të theksuara me alkoolin dhe abuzonte me lëndët narkotike. Ai u divorcua me të ëmën e këngëtares, kur kjo e fundit ishte vetëm 14 vjeç.