Showbiz

" Iu ula në GJUNJË"/ WOW! Rita Ora thotë se ishte ajo që i propozoi bashkëshortit për MARTESË!

Shkruar nga Liberale

" Iu ula në GJUNJË"/ WOW! Rita Ora thotë se ishte ajo

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka zbuluar se ishte ajo që i propozoi martesë bashkëshortit të saj, Taika Waititi, gjatë një udhëtimi romantik në Palm Springs, duke iu ulur në gjunjë.

Ylli i muzikës Pop, 34-vjeçe e cila u martua me regjisorin 49-vjeçar në vitin 2022, e ndau historinë e saj në podkastin “Begin Again” të Davina McCall, duke shpjeguar se si e theu traditën dhe mori përsipër propozimin.

“Unë thjesht bëra gjithçka. Ishim në një dhomë hoteli në Palm Springs, një dhomë shumë e bukur dhe luksoze me tullumbace dhe tortë. I bëra unazat. Ai tha “çfarë dreqin është kjo. Dita e Shën Valentinit?”. Unë i thash “jo, nëse do të thuash jo, do më duhet të heq rrobat”, tha këngëtarja. 

“Sidoqoftë, u ula në gjunjë dhe Taikas i pëlqeu shumë”, shtoi këngëtarja.

Rita Ora dhe Taika Waititi u martuan në një ceremoni private më 4 gusht të vitit 2022, në Los Angeles. Çifti që fillimisht ishin miq për vite me radhë, e planifikoi dasmën vetëm në dy javë për t’u siguruar që vajzat e Taikas të mund të merrnin pjesë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH