Showbiz

" E pashë nga mbrapa", Jul Deda tregon njohjen me gruan dhe çfarë e ka bërë për vete!

Shkruar nga Liberale

" E pashë nga mbrapa", Jul Deda tregon njohjen me gruan dhe

Aktori i njohur i humorit Jul Deda ka folur për njohjen me bashkëshorten e tij, me nota humori tha se fillimisht e pa nga pas dhe më pas kishte kuriozitetet për ta njohur.

Ai zbuloi në “Goca dhe Gra” se ka qenë pak i patakt në fillim të njohjes së tyre, teksa shtoi se kjo mund ta ketë bërë për vete gruan e tij.

“Nuk është kjo xhelozia që shpëton marrëdhënien. Xhelozia sa e shkatërron. Është bërë një statistikë për divorcet, kush është shkaku? Martesat“, tha me batutë ai.

Pjesë nga biseda: 

Si je njohur me gruan?

Jul Deda: Si jam njohur me gruan? Prit ta kujtoj se është pak e vjetër.

Jemi njohur në Shkodër. Krejt rastësisht e kam parë për herë të parë nga prapa. Thashë ‘ç’është kjo? Prit ta shoh pak nga para’. Nëpërmjet një shoqeje të përbashkët i lashë një takim. Doja ta takoja. Në momentin që jemi njohur kam pasur vetëbesim. Njihesha pak pasi dilja nëpër aktivitetet e shkollës, por kjo që desha unë, nuk më njihte.

Pastaj kemi qëlluar në një stol të shatërvani. Kam qenë pak i patakt dhe kjo besoj se e ka bërë për vete.

Kur e puthe?

Jul Deda: Kur u puthëm? Ma datën 2 korrik kemi bërë 27 vjet që jemi puthur për herë të parë.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH