Pas ditëlindjes së DJ PM, mungesa e një urimi publik nga partnerja e tij Sara Hoxha ngjalli shumë dyshime në rrjet. Fansat e çiftit nisën të spekulonin për një ndarje të mundshme, sidomos pasi asnjëri prej tyre nuk postoi foto apo mesazhe që lidhen me festën ose njëri-tjetrin.
Por duket se realiteti është ndryshe nga sa u aludua.
Një koment i Einxhel Shkirës në një foto të publikuar së fundmi nga Sara ka hedhur dritë mbi situatën.
“Kurioze jam nëse është zgjuar PM kaq herët për plazh?!” – shkroi Einxhel, duke lënë të kuptohet qartë se Sara dhe PM ndodhen bashkë në pushime, vetëm se kanë zgjedhur të mos ndajnë asgjë me publikun.
Mesa duket, çifti ka zgjedhur heshtjen dhe qetësinë larg syve të publikut, duke shijuar kohën e tyre pa zhurmën e rrjeteve sociale.