E ardhmja e Ardjan Ismajlit, mbrojtësit të kombëtares shqiptare, mbetet ende e hapur ndërsa kontrata e tij me Empolin skadon në fund të qershorit. Pas disa sezonesh të qëndrueshme në Serie A, 28-vjeçari është në kërkim të një sfide të re.
Sipas raportimeve të fundit, një nga pistat më të forta për të është Torino, skuadër që po kërkon përforcime në mbrojtje dhe që e sheh Ismajlin si profilin ideal për të mbushur boshllëqet në prapavijë. Kalimi te Torino do t’i jepte Ismajlit mundësinë të qëndrojë në elitën e futbollit italian dhe të afirmohet më tej në kampionatin ku është ambientuar tashmë.
Përveç Torinos, interes për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe Verona, Lazio dhe klubi turk Besiktas, duke e bërë garën për firmën e tij të hapur dhe mjaft tërheqëse.