Showbiz

Shuhet aktorja e famshme italiane, Lea Massari! (FOTO)

Shkruar nga Liberale

Shuhet aktorja e famshme italiane, Lea Massari! (FOTO)

Aktorja e famshme italiane dhe ikona e kinemasë evropiane, Lea Massari, e njohur për rolet e saj në filmat e Michelangelo Antonioni’s L’Avventura” (1960), Dino Risi-s “A Difficult Life” (1961) dhe Louis Malle’s Murmur of the Heart (1971), ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. 

Shuhet aktorja e famshme italiane, Lea Massari! (FOTO)

Massari ndërroi jetë në banesën e saj në Romë, sipas raportimeve të mediave italiane. Gjatë një karriere që zgjati për dekada dhe përfshiu filmin, televizionin dhe teatrin, Massari luajti përkrah emrave të mëdhenj si Alain Delon, Jean-Paul Belmondo, Michel Piccoli dhe Omar Sharif.

Shuhet aktorja e famshme italiane, Lea Massari! (FOTO)

Ajo ishte e dashur nga publiku, megjithatë, zgjodhi të qëndronte larg vëmendjes së tepërt mediatike. Pas tërheqjes nga aktrimi më shumë se 30 vjet më parë, rrallëherë u shfaq në publik.

Shuhet aktorja e famshme italiane, Lea Massari! (FOTO)

E lindur më 30 qershor 1933 me emrin Anna Maria Massatani, ajo mori emrin artistik Lea në nder të të fejuarit të saj, Leo, i cili humbi jetën në një aksident pak kohë para se të martoheshin. Fëmijërinë e kaloi në vende të ndryshme të Evropës, pasi familja e saj ndiqte babain, një inxhinier, në detyra të ndryshme në Spanjë, Francë dhe Zvicër.

Shuhet aktorja e famshme italiane, Lea Massari! (FOTO)

Massatani studioi arkitekturë dhe për të siguruar të ardhura, punonte si modele.

Shuhet aktorja e famshme italiane, Lea Massari! (FOTO)

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH