Rrjetet sociale janë ndezur prej pak orësh pas një fotografie të publikuar nga kuzhinieri i njohur Alfio Rrotani, ku ai shfaqet përkrah një vajze bjonde. Fotoja, e postuar pa asnjë koment apo përshkrim, ka nxitur menjëherë spekulime dhe komente nga ndjekësit, që dyshojnë për një lidhje të re romantike.
Vajza që shihet në krah të Alfios është identifikuar si Joana Gjonaj, një inxhiniere dhe sipërmarrëse, e cila është aktive në rrjetet sociale, por mban një profil relativisht diskret. Ajo njihet për stilin dhe prezencën e saj elegante në Instagram.
Dyshimet për një lidhje janë forcuar edhe më shumë pasi Joana ka ndarë një story në profilin e saj, ku shfaqet me Alfion në të njëjtën pamje përqafimi. Edhe pse fytyrat e tyre janë pjesërisht të mbuluara me telefon, afërsia dhe gjestet flasin vetë.
Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht apo dhënë ndonjë deklaratë, por për shumë ndjekës kjo është parë si një konfirmim i heshtur se Alfio mund të jetë në një romancë të re.