Kjo fotografi e rrallë kap në një kornizë të vetme katër figura të mëdha të kombit shqiptar, vepra dhe mendimi i të cilëve ndikuan thellësisht në formësimin e identitetit tonë kombëtar.
Ulur janë At Gjergj Fishta, autori i Lahutës së Malcës, ai e transformoi historinë dhe krenarinë shqiptare në poezi epike e cila rrëfen për qendresën Shqiptare duke lartësuar trimërinë dhe shpirtin e pavarësisë, dhe Aleksandër Stavre Drenova-Asdreni, poeti i Rilindjes që shkroi himnin kombëtar dhe i dha zë dëshirës së shqiptarëve për liri dhe përparim. Në këmbë janë Lasgush Poradeci, poeti i ndjeshmërisë së brendshme dhe lidhjes së thellë me natyrën, dhe Ernest Koliqi, shkrimtar, përkthyes dhe reformator, i njohur për kontributin e tij të madh në arsimin dhe letërsinë shqipe.
Kjo është një dëshmi vizuale e një epoke të artë të mendimit dhe kulturës shqipe. Një kornizim i katër mendje ndriturëve të cilët në mënyrën e tyre lanë gjurmë të mëdha ne formësimin e identitetit tonë Kombëtar.
Përgatiti : Hemelita Boriҫi