Showbiz

Jessie J flet pas operacionit: Po qëndroj pozitive, por ende pres përgjigjet

Shkruar nga Liberale.al

Jessie J flet pas operacionit: Po qëndroj pozitive, por ende pres

Gati një muaj pasi zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në fazat e hershme, këngëtarja e njohur Jessie J ka ndarë me ndjekësit e saj disa mendime dhe ndjenja pas operacionit që kreu së fundmi.

Në një postim të sinqertë, artistja e “Price Tag” u shpreh se “shpreson” që kanceri të jetë zhdukur, edhe pse ende nuk ka marrë rezultatet përfundimtare. Ajo u shpreh se po përpiqet të qëndrojë pozitive dhe t’i dërgojë universin energji të mirë.

Në një listë personale me “të mira dhe të këqija” pas operacionit, Jessie shkruan me humor dhe sinqeritet:
Të mirat: “Gjoksi im është aty ku ishte dikur”, “po pushoj më shumë”, “po flas më shumë me miqtë”, dhe “po qesh shumë duke parë Love Island”.
Të këqijat: “Nuk jam ende në gjendje të kujdesem si zakonisht për djalin tim Sky”, “kam dhimbje kur përpiqem të fle”, dhe me shaka shton: “po vuaj edhe nga jashtëqitjet”.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH