Aktualitet

Shteti shqiptar bëhet ortak në ndërtimin e resortit turistik në Sazan me Jared Kushner

Shkruar nga Liberale.al

Shteti shqiptar bëhet ortak në ndërtimin e resortit turistik

Qeveria shqiptare ka vendosur të jetë bashkëpunëtore në ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, një projekt që do të zhvillohet nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Për këtë qëllim, shteti ka krijuar një kompani të re me emrin “Albanian State Development & Real Estate”, që do të jetë në pronësi të plotë të Korporatës së Investimeve Shqiptare. Kjo kompani do të përfaqësojë shtetin në këtë projekt dhe do të marrë pjesë në menaxhimin dhe zhvillimin e investimit.

Kapitali fillestar i kësaj kompanie është 50 milionë lekë, dhe drejtues do të jetë Julian Adili, një zyrtar i lartë në Korporatën e Investimeve. Kompania do të mbikëqyrë kontratat dhe zbatimin e projektit në ishullin e Sazanit.

Ky projekt konsiderohet si një investim strategjik, me një vlerë prej 1.4 miliardë euro, dhe Jared Kushner ka marrë zyrtarisht këtë status në fund të vitit 2024.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH