Një grup qytetarësh nga Mirdita janë nisur sot drejt Thethit, në shenjë solidarizimi me banorët e zonës së Dukagjinit, të cilët po përballen me sfida që prekin jetesën dhe trashëgiminë e tyre historike.
Me moton “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, kjo nismë shpreh mbështetje për vëllezërit në Shalë e Shosh dhe, si dhe përbën një thirrje për ndërgjegjësim kombëtar e veprim konkret nga ana e autoriteteve.
“Jemi nisur drejt Dukagjinit, aty ku është bërë një masakër e jashtëzakonshme. Dora e njeriut e ndërtoi dhe sërish dora e njeriut e shkatërroi. Ne nuk do të bëjmë luftë me qeverinë, por duam të shohim masakrën e bërë nga ky regjim”, shprehen burrat e Mirditës, duke shtuar se, “kur shteti kthehet në agresor, populli mbledh Kanunin”.
Ata e konsiderojnë këtë tokë si trashëgimi të të parëve, të larë me gjak dhe jo si pronë të zënë padrejtësisht, siç pretendohet nga qeveria.