Pas urdhërit të dhënë pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama për rifreskimin e administratës vendore, një numër i konsiderueshëm punonjësish vendorë, nga nënkryetarë, administratorë deri te drejtorë, kanë dhënë dorëheqjen.
Aktualisht, bashkitë janë në kërkim të stafit të ri të kualifikuar për të plotësuar vakancat e krijuara.
Ndërkaq, kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, ka njoftuar sot përmes rrjeteve sociale hapjen e aplikimeve për administratorë në katër njësi administrative të kësaj bashkie, duke u bërë thirrje qytetarëve të interesuar që të aplikojnë.
Postimi i plotë i Erion Isait:
Apliko për adimistrator pranë Bashkia Kolonjë ose web për njësitë administrative: Mollas – Çlirim; qendër Ersekë dhe Leskovik – qendër Leskovik! Mundësi e hapur, barabartë për këdo që dëshiron të kontribuojë për Kolonjën tonë!