Aktualitet

Gjendet trupi i 57-vjeçarit portugez në bregdetin e Sarandës

Shkruar nga Liberale.al

Gjendet trupi i 57-vjeçarit portugez në bregdetin e Sarandës

Një 57-vjeçar nga Portugalia, i cili u zhduk ditën e djeshme pasi hyri në det për t’u larë është gjetur sot i pajetë.

Ai u raportua i zhdukur pasditen e të dielës në vendin e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë.

57-vjeçari u gjet ditën e sotme nga shërbimet e Policisë kufitare, të cilat e lokalizuan trupin e pajetë në afërsi të zonës ku ishte parë për herë të fundit.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 27.07.2025, lidhur me shtetasin portugez A. G., 57 vjeç, i cili ishte raportuar i zhdukur në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur gjetjen në det të trupit të pajetë të këtij shtetasi, në afërsi të zonës ku ai ishte parë për herë të fundit.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH