Aktualitet

Efektivi dhunues përfaqësohet nga avokati i Ilir Metës/ Kamerieri 18-vjeçar në gjendje të rënduar psikologjike

Shkruar nga Liberale.al

Efektivi dhunues përfaqësohet nga avokati i Ilir Metës/ Kamerieri

Ngjarja e rëndë ku një efektiv policie dhunoi një kamerier të ri në një lokal, vazhdon të krijojë reagime dhe tension në opinionin publik. Efektivi i përfshirë në incident ka zgjedhur për përfaqësim ligjor avokatin Kujtim Cakrani, një emër i njohur për mbrojtjen e çështjeve të profilit të lartë në vend, përfshirë edhe ish-presidentin Ilir Meta.

Nga ana tjetër, kamerieri 18-vjeçar, Ron Balaj, duket se po përjeton pasojat emocionale dhe psikologjike të dhunës që ka pësuar. Burime pranë tij bëjnë me dije se ai nuk është paraqitur më në vendin e punës, ndërsa miq dhe të afërm shprehen se Ron është në një gjendje të rënduar, i tronditur nga përmasat që ka marrë ngjarja.

Sipas të njëjtave burime, ka pasur edhe tentativa për të manipuluar dëshminë e tij, gjë që ka shtuar presionin emocional ndaj 18-vjeçarit.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH