Aktualitet

Trupi i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” ende i paidentifikuar

Shkruar nga Liberale.al

Trupi i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi”

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Kukës, ku rreth orës 16:00 është gjetur një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi”.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, viktima është mashkull, por identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

Ekspertët dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, duke lënë të hapura pistat hetimore për shkaqet e vdekjes.

Policia po vijon punën për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH