Aktualitet

Drafti i ri i Kodit Penal/ Avokati KRITIKA të forta: 900 nene të përkthyera keq, si me Google Translate

Shkruar nga Liberale

Drafti i ri i Kodit Penal/ Avokati KRITIKA të forta: 900 nene të

Avokati Bledar Meminaj ka shprehur kritika të forta ndaj projekt-kodit të ri penal, në emisionin "Debat" me Alba Alishanin në A2 CNN. Ai e cilësoi procesin si të papërgatitur dhe të paqartë, duke vënë në pikëpyetje qartësinë dhe cilësinë e dokumentit ligjor.

“Minimalja, kjo duhej të ndahej në faza që të adaptohej shoqëria. Si mund të veprojmë me 900 nene? Edhe ne që jemi profesionistë dhe gjyqtarët që marrin vendime, e mbajnë kodin përpara, sepse nuk i mbajnë dot të gjitha përmendësh. Këtu do të kemi shumë punë, edhe juristët do të kenë nevojë për këshillime,” u shpreh Meminaj.

Sipas tij, projekt-dokumenti nuk është vetëm i ngarkuar, por edhe i përkthyer keq, duke sjellë paqartësi dhe mospërputhje në përmbajtje.

“Për mua është përkthyer keq. Diku është marrë nga një gjuhë e huaj, por është përkthyer sikur është përdorur Google Translate, pa u lodhur fare. Bie ndesh paragrafi me paragrafin,” shtoi ai.

Meminaj ngriti shqetësim edhe për afatin e konsultimeve me publikun dhe juristët për këtë projektligj, duke e konsideruar kohën njëvjeçare si të pamjaftueshme.

“Nëse do të kemi vetëm një vit kohë për konsultim, është shumë pak. Si jurist, kjo është çështja thelbësore për mua”.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH