Aktualitet

Plagoset me thikë një 25-vjeçar në Vlorë, ndodhet në sallën e operacionit

Shkruar nga Liberale.al

Plagoset me thikë një 25-vjeçar në Vlorë, ndodhet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në qytetin e Vlorës, ku një 25-vjeçar, shtetasi M. Shaka, është plagosur me thikë pranë zemrës.

I riu ka mbërritur në spital në gjendje koshiente dhe është dërguar menjëherë në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet trajtimit mjekësor.

Sipas burimeve nga spitali, mjekët po bëjnë të pamundurën për të stabilizuar gjendjen e tij. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe rrethanat që çuan në plagosjen e 25-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia pritet të japë informacione të mëtejshme në vijim.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH